Lajme

Abazoviq nga Borodianka e Ukrainës: Lutemi për paqe bashkë me Ramën

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 15 June 2022

Kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq bashkë me atë të Shqipërisë, Edi Rama, kanë vizituar Borodianka, qytetin e shkaktërruar në fillim të pushtimit rus.

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviqi tha se ë bashku me Ramën luten për paqe dhe qëndrojnë fort me ukrainasit, transmeton Klankosova.tv.

“Menjëherë pas mbërritjes sonë, ne vizituam Borodianka, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të kërdisë së shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me Edi Ramën, duke qëndruar fort me qytetarët e Ukrainës”, ka shkruar kryeministri malazez, duke I bashkuar postimit edhe disa fotografi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera