Lajme

Abazoviq flet me Zelenskyn, ftohet për ta vizituar Kievin

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 09 June 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur përmes një video-lidhje me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Përmes një video të cilën e ka shpërndarë në Facebook, Abazoviq ka thënë që ka pranuar një ftesë nga presidenti ukrainas për të vizituar Kievin, përcjell Klankosova.tv.

“Sot pata rastin të bisedoj me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe të dërgoj mbështetjen e qartë dhe të hapur të Malit të Zi për vendin dhe popullin e tij”.

-Advertisement-

“Mali i Zi, si lider në integrim, i jep mbështetje të plotë rrugës evropiane të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për ftesën për të vizituar Kievin”, ka thënë Abazoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera