Abazoviq e konfirmon se a do të jap dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus
21:27 | 20 July 2022
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje. Ai po ashtu thotë se për shkak të mbijetesës së Qeverisë nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të shtetit malazez.Ai ka thënë se ri-konfigurimi i Qeverisë apo qeveria teknike janë opsione plotësisht legjitime.
Deputeti socialdemokrat Damir Shehoviq e pyeti Abazoviqin nëse do të jepte dorëheqje, pasi humbi mbështetjen e shumicës parlamentare që e zgjodhi.I pari i qeverisë malazeze iu përgjigj Shehoviqit se ai nuk do të jap dorëheqje.
“Nuk do të jap dorëheqje. Do të udhëheq qeverinë evropiane deri në momentin që parlamenti të vendosë të kundërtën pa tension”, tha kryeministri.Ai tha se nuk e ka problem që mandati i tij të jetë më i shkurtri në historinë e qeverive malazeze.
“Tashmë kam hequr dorë nga një karrige për të ndihmuar rrugën evropiane të Malit të Zi”, u përgjigj Abazoviq.Kryeministri theksoi gjithashtu se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare gjithashtu nuk përbën problem.
Ndryshe, Gjukanoviq dhe Abazoviq gjatë ditës së djeshme janë takuar dhe kanë tejkaluar mosmarrëveshjet rreth bashkëqeverisjes.
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...