Lajme

Abazoviq: Do ishte logjike që me Beogradin t’i filloja vizitat në rajon

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 06 June 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se dëshiron të vendosë marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe se do të ishte logjike që vizita e tij e parë në rajon të jetë Beogradi.

“Vizitën time të parë zyrtare e kam pasur në Bruksel, e cila është plotësisht e logjikshme. Tani pres që të intensifikojmë vizitat rajonale. Personalisht dëshiroj të bëj një vizitë zyrtare në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit”, tha Abazoviq sipas Nova.rs, transmeton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se shpreson që bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Serbisë të jetë shumë më i mirë se më parë dhe që “zyrtarët e të dy vendeve do të demonstrojnë marrëdhënie shumë më të mira me vizitat e tyre të kthimit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera