Lajme

Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 12 August 2022

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi. Mësohet se një burrë qëlloi për vdekje 11 persona, ku mes të vdekurve pati edhe fëmijë.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, transmeton Reporteri.net.

Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi, derisa tha se një sulm i tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend.

“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi të jenë pranë familjeve të viktimave të pafajshme, të afërmve, miqve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit të Cetinjës”, ka shkruar Abazoviç në Telegram.

Të tjera