Lajme

Abazoviç: Milatoviç të anulojë këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 09 April 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviç u shpreh se Milatoviç duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva, shkruan Vijesti.

-Advertisement-

Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviq të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.

Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera