Abazovic humbet aleatin kryesor në qeverisje, mbetet me pak mbështetje
Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 10 July 2022
Partia Demokratike Socialiste (PDS) e presidentit aktual Milo Gjukanoviç , të dielën bëri të ditur se qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç e ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të votimit pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.
“Qeveria ka humbur mbështetjen tonë për shkak të braktisjes së agjendës evropiane. Mbetemi absolutisht të përkushtuar ndaj proceseve politike që çojnë në anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, njoftoi Partia Demokratike e Socialistëve pas seancës së kryesisë.
PDS-ja u shpreh se qeveria kishte ndryshuar kursin politik dhe “me nxitim, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa konsultim me publikun profesionist lidhi kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë që i shkaktoi dëme të pallogaritshme interesave shtetërore të Mali i Zi“.
Partia e cila numëron 30 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi dhe nga mbështetje e së cilës u bë e mundur qeveria e pakicës e drejtuar nga zotit Abazoviç, tha se çështja e marrëveshjes është e një rëndësie kombëtare dhe nuk mund të kalohet pa një “përgjigje adekuate dhe të qartë politike”.
Kryeministri Dritan Abazoviç, reagoi, duke vlerësuar se qëndrimi i shumicës do të jetë përcaktuese për të ardhmen e qeverisë.
“E mirëpres vendimin e kryesisë së PDS-së. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara . Krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë”, tha Abazoviç në një postim në Twitter.
Shumica e ministrave të pranishëm në mbledhjen e qeverisë të premten votoi pro marrëveshjes së propozuar për marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe.
Trembëdhjetë ministra votuan pro, pesë kundër, kurse tre ministra tjerë nuk morën pjesë në mbledhjen e qeverisë.
Mosmarrëveshjet mes shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe filluan që në vitin 2006 me pavarësinë e këtij shteti. Kisha Ortodokse Serbe, sipas analistëve, mbetet nën ndikimin e politikës së Beogradit dhe të Moskës.
Përveç çështjeve të pazgjidhura rreth pronës , analistët thonë se kisha serbe është përzier disa herë edhe politikisht në çështjet malazeze, përfshirë organizimin e protestave përpara zgjedhjeve që rrëzuan aleatët qeverisës të Gjukanoviçit në vitin 2020.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç , hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të afërt mes qeverisë në Podgoricë dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke u munduar kështu të ulë disi tensionet që përsëri e kanë përfshirë shtetin e vogël ballkanik.
Në anën tjetër kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh më 29 qershor se pavarësisht fërkimeve në koalicion, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje bazë” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe.
Qeveria e pakicës e kryesuar nga Dritan Abazoviçit u formua më 28 prill të këtij viti, pasi në shkurt të po këtij viti u rrëzua qeveria e mëparshme e Zdravko Krivokapiqit me nismën e Abazoviçot, i cili ishte zëvendëskryeministër në atë ekzekutiv.
Partia e presidentit Gjukanoviq në parlamentin e Malit të Zi ka 30 deputetë dhe është forca kryesore politike që ka mbështetur Qeverinë e pakicës pa pjesëmarrjen në të.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...