Lajme

Abazi: S’do t’i besoj më askujt siç i kam besuar Kurtit, po punoj me një grup njerëzish për zgjedhjet e reja

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 02 April 2024

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, tha se është duke punuar me një grup njerëzish për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Abazi tha se nuk e sheh jetën “Parlament”, por shtoi se është duke punuar në këtë drejtim dhe se pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë publike, siq tha, në momentin e duhur.

“Jemi duke punuar, nuk e kemi jetën parlament me çdo kusht. Jemi grup, patjetër që jemi grup, do e bëjmë publike kur është momenti i duhur”, u shpreh Abazi.

-Advertisement-

Megjithatë, Abazi i cili ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do t’i besoj më askujt siç i kam besuar kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se do të jetë më i kujdesshëm.

“Kjo çështje do bëhet publike sapo të ketë një vendim, nuk kam ende vendim. Kam oferta dhe bëjë oferta, në të njëjtën kohë, jam shumë i kujdesshëm, më shumë se sa që kam qenë në besimin tim të plotë ndaj kryeministrit Kurti. Me qëllim sot e vendosa atë fotografinë në ndërmjetësimin e Kurtit me Osmanin sepse besoja në ndryshimin e madh, meqë kjo u bë realisht një përngjasim me të vjetrën, tani sigurisht që jo vetëm unë por edhe përkrahësit e mi jemi shumë më të kujdesshëm. Dhe jo me çdo kusht do të jemi në Parlament. Nuk edhe djegim parlamentin por do e flasim të vërtetën, nuk do thërrasim protesta me u ballafaqu me policinë, por do e mbrojmë policinë, me çdo kusht edhe të drejtat e punëtorëve sepse fjala e dhënë në fushatë për mua është e shenjtë, si politikan, nuk është lojë, nuk është rrenë, nuk është fushatë, nuk është perceptim, është përmbajtje”, u shpreh Abazi në Tëvë1.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera