Lajme

Abazi reagon ndaj LDK-së: S’i kemi asnjë borxh Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 27 February 2020

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë se shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet agjendës që përcakton Presidenti Hashim Thaçi pa koordinim me qeverinë.

 “Shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet axhendës që përcakton Thaçi pa koordinim me qeverinë. I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti. Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit. LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit” ka shkruar Abazi.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti Thaçi po e kryen punën sipas kushtetutës. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera