Lajme

Abazi: Qeveria e re është 100 për qind e Thaçit, Hoti e Mustafa në shërbim të tij

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 04 June 2020

Ish-zëvendëskryeministri nga LVV në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi e ka konsideruar të Hashim Thaçit qeverinë e re të Kosovës.

Abazi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se qeveria e re nuk është e Hotit por e Thaçit.

“Që në fillim kemi thënë se kjo qeveri nuk është e Hotit por e Thaçit dhe se Hoti e Mustafa janë vënë në shërbim të tij. Qeveria është 100% e Thaçit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Ai thotë se kur është miratuar buxheti në Qeverinë Kurti Avdullah Hoti ka qenë shumë nervoz.

“Hoti vazhdimisht komunikonte me Grupin Parlamentar të PDK-së dhe grupeve minoritare. Kur kaloi buxheti ai u shfaq shumë nervoz, në kohën kur ne ishim në limitet e kohës për të miratuar buxhetin që na nevojitej për pandeminë”.

Ish-zëvendëskryeministri është pyetur edhe për deklaratën e Thaçit se ai ka qenë në dhomën e përgjimeve.

“Unë asnjëherë nuk kam qenë në atë dhomë të përgjimeve. Nuk di si t’ua them ndryshe”, tha ndër të tjera Haki Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera