Lajme

Abazi: Procesi i Berlinit, momenti më i rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 04 November 2022

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, në konferencën e tij të së premtes, ka zgjedhur të flasë për marrëveshjet e nënshkruara në dje në Berlin.

Deputeti i VV-së, që ka nisur të vetëdeklarohet të premtave në konferenca të veta, i ka konsideruar marrëveshjet e Berlinit, si më të rëndësishmet e këtij viti. Ai ka thënë se Kosova duhet të veprojë mençur sepse ky proces e orienton Kosovën drejt Bashkimit Evropian.

“Procesi i Berlinit dhe marrëveshjet shënojnë momentin më të rëndësishëm të vitit 2022. Është një orientim drejt vlerave euroatlantike në BE”.

-Advertisement-

“Qëndrimi ynë duhet të jetë i mençur, për të mos marrë peng qytetarët në veri të vendit. Kjo agjendë euroatlantike është e vetmja që fitojnë qytetarët. Takimi në Berlin fundos tentativa të kota për Ballkanin e Hapur“.

Ky proces, sipas Abazit, është i rëndësishëm edhe për faktin se e trajton Kosovën si të barabartë me vendet e tjera të Ballkanit.

“Procesi i Berlinit i ka treguar Ballkanit se ka të bëjë me 6 shtete të barabarta dhe se nuk ka kushtëzime. Për këtë duhet t’i falënderohemi shtetit gjerman. Shpresoj që ratifikimi të bëhet në vendet e Ballkanit dhe të zbatohen në mënyrë konkrete edhe pse mund të ketë vonesa”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera