Lajme

Abazi për vettingun: Qëllimi është që ky sistem i drejtësisë të reformohet

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 22 March 2022

Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se qëllimi i procesit të vettingut është reformimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Mjaftueshëm kemi kritika që nuk po na funksionin sistemi i drejtësisë si i pavarur. Krejt çka po kërkojmë është kjo çka mundemi me ba na bashkë, edhe politika, edhe shoqëria civile, edhe ekspertët e jashtëm, është ky Vetting, me qëllimin që të ky sistem i drejtësisë të reformohet”, ka deklaruar Abazi.

Në emisionin “Tempus” në KTV, Abazi tha se po kërkojnë që ky proces të kryhet deri në masën ku nuk do të lihet asgjë pa diskutuar dhe pa u shqyrtuar në aspektin kushtetues, juridik dhe të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

“Ministrja e Drejtësisë, kryeministri, zëvendëskryeministri Bislimi, me të cilin kam qenë 2-3 herë bashkë në diskutime, e ka ba hapur thirrjen: Ky është vettingu që kemi përgatitur ne, nëse ka mangësi ejani bashkë e bëjmë, por me qëllimin që sistemi ynë i drejtësisë të jetë në nivelin ku ma nuk na kërkohet me u delegu kompetencat diku tjetër, po Kosova duhet mos me u pa ndërmjet gishtave sikur ‘hajdeni ju jeni ende vend i ri edhe nuk keni kapacitete’. Nëse nuk paskemi kapacitete, çfarë ka ndodhë për 20 vjet këtu në ndërtimin e kapaciteteve?”, ka vazhduar tutje Abazi për procesin e vettingut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera