Abazi për porositë e Kasanof: S’ka ndonjë ndryshim nga qëndrimet e Escobarit
Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 11 October 2024
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar vizitën e të dërguarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Aleksander Kasanof në Kosovë.
Abazi tha se vizita e Aleksander Kasanof është e një rëndësie të veçantë pasi nëpërmjet tij SHBA ka treguar përkushtimin për arritjen e paqes dhe sigurisë si edhe për avancimin e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik.
“Vizita është natyrisht e rëndësisë së lartë, sepse megjithatë SHBA në kontunuitet nëpërmjet ambasadorëve në rajon apo përfaqësuesve special ka treguar përkushtimin, zotimin dhe qëndrimin konsistent të politikës së jashtme në dy prioritete kryesore, njëra që të mirëmbahet paqja dhe siguria dhe e dyta avancimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit euro-atlantik.
Ai deklaroi se qëndrimet e Kasanof nuk kishin ndryshime nga qëndrimet tjera të administratës Biden.
“Njësoj që një gjë që u vu re nga vizita është mos ndryshimi asnjë milimetër i qëndrimeve të administratës Biden dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për Kosovën edhe për Serbinë, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket mbështetjes dhe synimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta përfunduar njëherë e mirë procesin e integrimit euro-atlantik”, tha Abazi në Euronews Albania.
“Sigurisht që Serbia është në një fazë e pozicion tjetër, por megjithatë është pjesë e partneritetit për paqen me NATO-n që shënon rëndësi të veçantë sa i përket marrëdhënieve në nivelin e bashkëpunimit atje. Natyrisht edhe gjëja tjetër që ishte po ashtu e qartë, që nuk la vend për dyshim se ka ndonjë ndryshim nga qëndrimi që ishte i prezantuar më herët nga ish -përfaqësuesi Escobar. Pra kishim konsistencë të plotë të qëndrimeve”, tha Abazi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...