Lajme

Abazi për Kurtin: Kryeministër që therë pas shpine këdo për interesa personale

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 05 October 2023

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe pozitën në Kuvend për sulmet ndaj opozitës dhe refuzimin që të votohej pro përkrahjes për Policinë e Kosovës.

Abazi ka thënë se ”një kryeministër që fragmenton, ndanë, therë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njëjta me ish-sistemet komuniste”.

“Sot në Kuvend prapë sulmoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke dashtë me u viktimizu e me fajësu të tjerët për dështimet në çdo sektorë, ama çdo sektorë. Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysmë legal!”, ka shkruar Abazi, në një postim në Facbook.

-Advertisement-

“Sot paturpësisht u refuzua nga ana e shumicës, të votohej PRO përkrahjes së Policisë për pagesat e rrezikshmërisë, sigurimin shëndetësor dhe jetësor dhe pensionimin e parakohshëm. Këtë kërkesë e kam bërë para më shumë se dy vite. Edhe më brengosëse ishte sa të pacipë e të papërgatitur për përkrahje të policisë janë”, tha ai.

“Duhet të ndërpritet tradita me shku me lule e me u fotografu me policët e plagosur e me u bë kinse janë të mërzitur për vdekjen e tyre kur ata vriten në detyrë. Duhet sigurim dhe garantim të mirëqenies për policët, ushtarët dhe familjet e tyre”, tha Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera