Lajme

Abazi: Opozita po bën grushtshtet

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 25 March 2020

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, është shprehur se opozita është duke bërë grushtshtet dhe përmbysje të rëndit demokratik.

Kështu ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu Abazi në këtë postim ka thënë se Mustafa e Hoti po dalin të jenë dega më e madhe e PDK’së në shërbim të Thaçit dhe Listës Srpska të Vucicit.

-Advertisement-

“Mustafa dhe Hoti po dalin të janë dega më e madhe e PDKs në shërbim të Thaçit dhe Listës Srpska të Vucicit. PLANS kundër Kosovës. Opozita që nuk guxon të përmend zgjedhjet po bën grushtshtet dhe përmbysje të rendit demokratik”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera