Abazi: Kurti mendon çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja

Autori: Gazeta inFokus
07:29 | 04 May 2023
Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, komentoi vendimin për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke hedhur kritika ndaj partisë në pushtet për mungesë të hapësirës apo debatit demokratik, Abazi tha se vendimi për përjashtimin e tij nga LVV-ja apo prej pozitës së kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, “nuk përcaktohet se nga cila instancë partiake apo institucionale është marrë”.
Megjithatë, ai shprehet se nuk është i surprizuar për një vendim të tillë. Ai shprehet se ka derivuar dhe devalvuar komplet debati demokratik brenda LVV-së.
Abazi foli edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe duke parë situatën në veri, ai thotë se shefi i qeverisë po e mendon çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja parlamentare.
“Unë mendoj që aq sa e njoh zotin Kurti, kryeministrin. Ai është duke e menduar për çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja. Natyrisht që viktimizimi ka sjell në të kaluarën rezultate, sigurisht që ka tentuar që edhe unë të jem një prej atyre që para qytetarëve të bëhem adresa e rrëzimit të Qeverisë”, tha ai të mërkurën mbrëma në Tëvë1.
“Nuk do e bëjë një gjë të tillë asnjëherë, sepse nuk e mendoj që kjo është çështje e një deputeti, por është kthim tek sinqeriteti politik”.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur dje për përjashtimin e Haki Abazit.
Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.
Abazi, ka pretenduar se kjo erdhi pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia përmendi emrin në Kuvendin e Serbisë.
“Një javë pasi Vuçiq më përmendi 2 herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, tha ai në Tëvë1
Abazi tutje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka paranojë ndaj të tjerëve që mund të ke mendim ndryshe apo kritik në LVV.
“Kjo do të jetë emërues i përbashkët i asaj që ka ndodhë në vazhdimësi…kryeministri Kurti duket që ka paranojë të skajshme ndaj kujdo që mund të ketë mendim të qartë e ndryshe apo mendim kritik brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është testuar në përcaktimin e kandidatëve për kryetar komunash, zgjedhjet e brendshme etj” , u shpreh deputeti Abazi.

Të tjera
-
Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në mëngjes e sotëm në objektin e Mi...
-
Hoti: 12 qershori i ‘99-ës shënoi fundin e një epoke shtypjeje dhe fillimin e një periudhe të re lirie
Deputeti i betuar i LDK-së, Avdullah Hoti ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovë...
-
Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e çlirimi...
-
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës, s’pranon pyetje
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërval...
-
“Shpërth*imi ma humbi balancën”, polici Peci jep detaje të frikshme të sul*mit në Banjskë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinë ka nisur dëshminë, zyrtari policor Elez Pe...
-
Rritet numri i fluturimeve, Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është i përgatitur si asnj...
-
Nis dëshminë edhe një zyrtar policor në gjykimin për rastin “Banjska”
Po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor, Elezi Peci, mbi rastin e sulmit serb ...
-
Policia jep detajet e fundit, kjo është arsyeja e bastisjes në ministrinë e Liburn Aliut
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion hetimor në Ministrinë e Mjedisit, P...
-
Çlirimi i Kosovës, Abdixhiku: 12 qershori i ’99-ës, dita kur vendi nisi të marrë frymë lirë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit t...
-
Ushtarët amerikanë shënojnë Javën e KFOR-it me rininë e Ferizajt
Ushtarë nga Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit të SHBA-së, të caktuar në KFOR, iu...
-
Kurti: Bujar Bukoshi ishte i guximshëm në çdo situatë, realist në qëndrime e adhurues i veprimeve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha në mbledhjen komemorative për ish-kry...
-
Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje
Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, f...