Lajme

Abazi: Haradinaj po kërkon qeveri që nuk do të ishte e varur nga Lista Serbe

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 17 July 2017

Kërkesa e AAK-së dhe e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN për një Qeveri më të gjerë, po vlerësohet si lëvizje e qartë dhe pozitive nga njohësi i rrethanave politike, Haki Abazi.

Ai për lajmi.net ka thënë se lideri i AAK-së po kërkon një Qeveri gjithpërfshirëse, dhe e cila nuk do të ishte e varur nga Lista Serbe.

“Mendoj që kjo është një lëvizje dhe qartësi pozitive duke e pasur parasysh agjendën shumë të komplikuar dhe të vështirë, edhe gatishmërinë e Haradinaj që Qeveria të mos jetë e varur prej Listës Serbe dhe të ndërprehet tradita e kontarbandimit të votave individuale”, ka thënë Abazi.

-Advertisement-

“Është thirrje për pjekuri që të krijohet edhe kompromisin por edhe koncensusin nacional, për Qeveri të qëndrueshme nuk varet prej serbëve dhe është gjithëpërfshrëse për tu ballafaqur me sfidat e agjendës që po e presin Kosovën”, shtoi Abazi për lajmi.net

Ai tutje ka thënë se ka hapsirë për diskutim dhe modifikim të qëndrimeve, ku duhet të vlerësohen edhe agjendat me interes shtetëror.

“Mendoj që aty ka hapsirë për diskutim dhe modifikim të qëndrimeve që munden me lëviz prej njënjë marrëveshje të pjekurisë politike, e deri te agjendat me interes shtetëror, të cilat duhet të diskutohen nga partitë”, ka përfunduar Haki Abazi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot gjatë ditës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se lideri i kësaj partie po kërkon të krijohet një Qeveri më e gjerë, e jo me sigurim të votave nga deputetët individualë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera