Abazi: Gjuha e rrugaçëve e palaçove në Parlament
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 17 April 2018
Të shumta janë momentet kur përfaqësuesit e popullit nuk arrijnë të kontrollojnë gjuhën që përdorin gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës.
‘Po rren’, ‘kriminel’ e fjalë të tjera fyese pothuajse janë pjesë e çdo mbledhje, shkruan Infokusi.com.
E jo rrallë herë protagonist i fjalëve degraduese është vet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai shpesh ‘tradhtohet’ nga mikrofoni.
Rasti i fundit është i seancës të së hënës në të cilën Veseli gjatë debatit me deputeten e Vetëvendosjes, Drita Millaku, i ishte drejtuar asaj me fjalët ‘“A e përdorë me gojë shumë a?.
Analisti politik, Haki Abazi në një prononcim për Infokusin, duke komentuar gjuhën e përdorur në Kuvend ka thënë së ka arritur në shkallën e rrugaçëve ndërsa ka shtuar se nga ta nuk mund të pritet më mirë.
‘As që mund të pritet ndonjë standard i përdorimit të gjuhës. Komunikimi në Parlament ka degraduar në gjuhë të rrugaçeve dhe palaçove’, ka thënë ai.
Abazi ka shtuar gjithashtu se përsëritja e disahershme e gjuhës së tillë po e zvogëlon besimin e qytetarëve në përfaqësuesit e tyre
‘Kjo nuk është hera e parë dhe duke qenë se parlamentaret as nuk ju nënshtrohen normave morale e as atyre ligjore kjo gjuhë po vazhdon të përdoret dhe po e zvogëlon edhe me tutje besimin e qytetareve ne përfaqësuesit institucional’, ka thënë Abazi.
Duke i quajtur analfabetë, Abazi ka thënë se duhet kërkuar llogari nga të zgjedhurit e popullit për gjuhën dhe veprimet e tyre.
‘ Sinqerisht është e pakuptimtë se si këta njerëz në këtë profil analfabetesh janë në institucione. Është për brengosje të thellë se si mund të ju besohet serioziteti i funksionimit të shtetit këtyre individëve të papërgatitur dhe të papërgjegjshëm. Është koha qe të gjithë pa dallim përcaktimi politik e gjinor të kërkohet llogari për të ngritur standardin e sjelljes dhe llogaridhënies’, ka përfunduar Abazi.
Kujtomë që javë më parë kur po mbahej seanca për votimin e Demarkacionit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u dëgjua derisa përdori fjalë fyese ndaj deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla.
‘“Ta q***** robt, ta q*****”, tha Veseli në momentin që Sveçla hodhi gaz lotsjellës për pamundësimin e mbajtjes së seancës.
E këto nuk janë rastet e vetme. Veseli në 2015-ën gjatë një seance i është drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu me fjalët ‘Ma hongsh’, por që në këtë rast Veseli u tregua më i shkathët duke fikur menjëherë mikrofonin për të mos u kuptuar nga publiku vazhdimi i fjalisë.
Të gjithë këto përfunduan me kërkim falje në rrjete sociale./INFOKUSI
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...