Lajme

Abazi flet për kushtet e reja të LDK-së, shprehet optimist se koalicioni do të ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 02 January 2020

Kanë mbetur edhe 4 ditë nga takimi që do të ndodhë mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ku pritet të bëhet mandatimi i kryeministrit për formimin e qeverisë, shkruan GazetaBlic.Të hënën, para takimit ndërmjet Thaçit dhe Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë mbledhje me kryesinë dhe grupin parlamentar.

E sipas burimeve brenda LDK-së për GazetaBlic, të hënën temë diskutimi në mbledhjet e LDK-së do të jetë kushti për të hyrë në koalicion me VV-në për bashkëqeverisje.

Sipas burimeve, LDK nuk tërhiqet dhe kusht për hyrje në koalicion me VV-në e ka rikthimin e kryetarit të Kuvendit për vete, garancinë për postin e Presidentit dhe ministritë të ndahen 5 me 5.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar deputetin e VV-së, Haki Abazi, i cili tha se në këtë situatë më e rëndësishmja është që VV dhe LDK të vazhdojnë negociatat mes dy subjekteve politike.“Mendoj se në cilën do situatë ajo që është në të mirën e vendit dhe të raporteve për qeverinë e re që do duhet të dal si rezultat i votimeve të 6 tetorit, është që të vazhdohen negociatat mes dy subjekteve politike, VV dhe LDK, kjo është çështja e rëndësishme”, tha Abazi.Ai tha se nuk e dinë ende se cilat janë kërkesat e reja të LDK-së siç është posti i kryeparlamentarit, por sipas tij tani për tu diskutuar kanë mbetur vetëm çështjet finale, ndërsa shton se për secilën pengesë që kanë aktualisht mund të zgjidhen dhe tejkalohen dhe të arrihet marrëveshja finale e bashkëqeverisjes.

“Mendoj se jemi në një situatë që tani më duhet të filloj afati kushtetues për formimin e qeverisë pas marrjes së mandatit nga ana e Kurtit prej Presidentit të vendit ashtu siç parasheh kushtetuta dhe brenda këtij afati kohor duhet që të gjendet zgjidhja optimale që dy partnerët e koalicionit qeverisës të jenë të kënaqura dhe të mund të jetojnë dhe bashkëjetojnë brenda marrëveshjes qeverisëse”, tha ai.
“Tani nuk mund të flas për detajet se si mundet me qenë ajo marrëveshje, një numër i madh i cështjeve janë pajtuar dhe tani kenë mbetur çështjet finale që të diskutohen dhe mendoj se mundet të gjendet rrugëdalje për secilën do çështje që mundet të jenë tani për tani pengesë për vazhdimin e negociatat”, tha Abazi.

Abazi i pyetur se a do ta shkarkoj VV, Glauk Konjufcën nga posti i kryeparlamentarit në rast se LDK e dëshiron atë post për vete, tha se nuk mund ta di se si mundet të vijojnë negociatat pasi që ende nuk e kanë marrë një kërkesë të tillë nga LDK, por që sipas tij më e rëndësishmja është që fokusi të jetë në arritjen e marrëveshjes.“Është çështje që nuk mund të spekulojmë se si mundet të jetë vazhdimi i negociatave, mundet të ketë spekulime por duhet të fokusohemi në arritjen e marrëveshjes qeverisëse që do të ndodhë në ditët në vazhdim”, tha ai.Abazi në fund u shpreh shumë optimist se marrëveshja e koalicionit, VV-LDK, do të ndodhë shumë shpejtë kjo duke u bazuar edhe në përgjegjësitë që i ka dhënë populli i Kosovës dy subjekteve politike në zgjedhjet e 6 tetorit.“Unë mendoj se të gjitha pozicionet janë të përafruara në masën shumë të madhe dhe pengesat që janë para mund të tejkalohen duke marrë parasysh edhe përgjegjësinë që na kanë dhënë votuesit dhe për urgjencën për krijimit të qeverisë së re, në fakt jam shumë optimist”, shtoi Abazi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera