Sport

Tifozi anglez vazhdoi qëndrimin në Kosovë edhe për tri ditë, e ka të vështirë të largohet!

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 20 November 2019

Jo të gjithë tifozët e Anglisë janë larguar nga Kosova menjëherë pas ndeshjes.

Ka prej tyre që e kanë vazhduar qëndrimin në Prishtinë edhe për tri ditë të tjera.

I tillë është rasti i tifozit me emrin Paul, i cili ka qëndruar në kryeqytetin kosovar deri sot.

-Advertisement-

“Koha për t’u larguar dhe për të udhëtuar drejtë shtëpisë tani. Ishte një udhëtim fantastik i futbollit, shoqëri e re dhe eksplorim i një qyteti të ri. Faleminderit të gjithëve në Prishtinë, Kosovë, që ishit mikpritës kaq të mirë”, shkroi ai në Twitter.

Përkundër humbjes 4:0, Kosova mbylli eliminatoret me shije të mirë.

E derisa në të gjitha udhëtimet, anglezët përcjellen nga forca të rrepta sigurie, në Kosovë ndodhi ndryshe.

Ishin pikërisht policët kosovarë që në shumë raste kanë bërë edhe foto me anglezët.

“Policët e Kosovës na duan neve”, ka shkruar tifozi Simon Bruce.

Një tifoz anglez, Daniel Groves, ka publikuar një foto nga sheshi kryesor i Prishtinës.

“A ka vend më të mirë se Kosova?”, është pyetja e tij në Twitter.

Krahas kënaqësisë që përjetuan në Prishtinë këtë fundjavë, njërit nga tifozëve anglez i bëri vaki t’i humb kuleta.

Edhe humbja e saj nuk e dëshpëroi tifozin Simon Bruce, pasi personi që ia gjeti ia ktheu atë.

Në kuletë ishin 500 euro dhe kartelat e ndryshme bankare.

“Më kishte rënë kuleta në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Personi që e kishte gjetur hyri në lokal dhe ma kthey. Nuk kishte marrë asgjë. Me të vërtetë, Kosova është vend i madh”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.

Në njërën nga përgjigjet e tij dhënë një komentuesi, tifozi zbuloi se kishte 500 euro në kuletë.

Mikpritja shqiptare që iu bë anglezëve ishte kryelajm në mediat ndërkombëtare, sidomos në ato britanike.

Federata e Futbollit të Anglisë dhe shumë lojtarë anglezë thanë që në Kosovë e kuptuan se cfarë do të thotë fjala “mikpritje”.

Ata ishin të lumtur me gjithcka që ndodhi në vendin tonë gjatë javës që lamë pas.

Mirëpo, dikush këtë mikpritje e pa ndryshe.

Gjiganti mediatik botëror, Sky Sport, e ka quajtur mikpritjen shqiptare që iu bë Anglisë në Prishtinë si “bizare”.

Në raportimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në mënyrë kronologjike në faqen e këtij mediumi, gazetari ka shkruar:

“Një gjest i këndshëm, apo pak bizar?”.

Ky koment u bë i bashkangjitur me foton kur tifozët në stadium bartën flamujt anglezë gjatë himnit të mysafirëve.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera