Sport

Alcantara testohet pozitiv me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 29 September 2020

Thiago Alcantara është testuar pozitiv me COVID-19 dhe për momentin është vetizoluar sipas udhëzimeve të mjekut.

Lajmin e ka bërë të ditur Liverpool me anë të një postimi në Twitter.

Alcantara nuk luajti mbrëmë në derbin e xhiros së tretë të Premier Ligës angleze ku Liverpool mundi Arsenalin me rezultat 3-1.

-Advertisement-

Liverpool po ashtu ka shkruar se po vazhdon të ndjek të gjithë protokollet që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe Thiago do të mbetet në vetizolim për periudhën e caktuar nga mjekët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera