Lajme

AAK’ja vazhdon të bëjë politikë me taksën, organizon tryezë në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 21 February 2020

Grupi Parlamentar i AAK’së njofton se të shtunën do të mbajnë një tryezë me temë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Edhe përkundër presionit amerikan për heqjen e taksës, AAK’ja, tash si opozitë, vazhdon të mbrojë qëndrimet e saj për taksën,.

Sipas njoftimit të AAK’së, në tryezë do të marrin pjesë edhe biznesët vendore.

-Advertisement-

“AAK organizon tryezë për Taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnja dhe Hercegovinës Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të hënën me datë 24 shkurt në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit. Si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës. Ftohen mediat të marrin pjesë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera