Lajme

AAK: Vetëvendosja po ua merr deputetëve të vetmen të drejtë që e kanë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 13 October 2023

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një konference për media, ka kritikuar mazhorancën për bojkotimin e seancave të Kuvendit si dhe komisioneve parlamentare.

Deputeti Pal Lekaj, tha se bojkotimi i të gjitha kërkesave të opozitës është i paarsyeshëm.

“Qëndrimi i mazhorancës për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare”.

-Advertisement-

Lekaj tha se Aleanca i ka mbështetur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që janë në dobi të qytetarëve.

“Prandaj ne jeni të shqetësuar dhe kërkojmë një zgjidhje dhe të dominojë qytetari dhe jo Lëvizja Vetëvendosje. Ne si AAK i kemi përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve”, tha ndër të tjerash Lekaj.

Lekaj është zotuar se Aleanca qëndron fort në kërkesat e qytetarëve dhe të organeve të sigurisë.

“Ne qëndrojmë fortë në kërkesat e qytetarëve dhe do të këmbëngulim. E patë me çfarë injorance që thirreshin në heroizëm, ata nuk e votuan rezolutën që kërkon përkrahje për Policinë e Kosovës”, përfundoi Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera