Lajme

AAK shënon 21-vjetorin e themelimit

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 02 May 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon sot 21-vjetorin e themelimit.

Për shkak të gjendjes pandemike, nga AAK njoftojnë se kanë planifikuar një ngjarje me përmasa të lejuara, në respekt të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet në Parkun e Gërmisë, ku para mediave do të paraqitet themeluesi dhe kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është një parti politike e formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike.

Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.

Shumë nga anëtarët e partisë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe atdhetarë. AAK-ja është një parti proevropiane që punon për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike.

Dallohet për numrin e madh të grave dhe të të rinjve në radhët e saj.

Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë dhe është Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera