Lajme

AAK raporton për incidente zgjedhore në Junik

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 14 November 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se është informuar për disa incidente që sipas tyre kanë ndodhur në komunën e Junikut.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka akuzuar LDK-në dhe LVV-në në Junik për presion dhe kërcënim të zyrtarëve përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Fatkeqësisht na duhet të ju informojmë edhe për disa incidente të vogla. Fillimisht në komunën e Junikut është regjistruar një person nga Lidhja Demokratike e Kosovës i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit, kjo është raportuar edhe në media, pastaj është një informatë tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisioner të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe së fundi e kemi një lajm ku djali i kandidat për kryetar të komunës në Junik nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është ndaluar nga policia për shkak se në një qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës, respektivisht menaxheren e asaj shkolle për proces të votimit”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri ka thënë se dalja e qytetarëve në votime deri në këtë kohë është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre te votës.

AAK është në balotazh në pesë komuna të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera