Lajme

AAK: Qeveria të nisë investime në energji me linjit dhe të lidhet me gazsjellësin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 19 October 2022

Deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj kanë thënë se kjo parti e konsideron jetike fokusimin e politikave të shtetit në investimet me energji.

Sipas tyre, përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë vetëm me vendime të sakta që ndërlidhen drejtpërdrejt me kapacitetet e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se qeveria e vendit duhet t’i marr tri veprime konkrete që duhet të ndodhin.

-Advertisement-

“E para, të nis procedura e investimeve të shtetit të Kosovës në energji me linjit, pra të fillojnë ndërtimi i kapaciteteve të reja, respektivisht i një termocentrali të ri që do të zëvendësojë termocentralet që janë simbol i ndotjes së ambientit”, është shprehur Tahiri.

Tutje, sipas tij, Kosova duhet që të stimulojë dhe të subvencionojë energjinë alternative si ajo me erë, solare dhe hidrocentralet e vogla.

“Dhe e treta, gazsjellësi amerikan, që siguron burim të gazit amerikan dhe lidhje të qëndrueshme në rrjetin evropian dhe burimeve amerikane, njëjtë sikurse shtetet e rajonit”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ai tha se Kosova është sot në këtë gjendje pasi kapacitet ekzistuese, 5 blloqet e Kosova A dhe blloqet e Kosova B, nuk i janë nënshtruar një remonti serioz dhe sipas tij, vendi rrezikon një katrahurë energjetike dhe rrëzim të sigurisë kombëtare.

Ndërkaq, deputeti Pal Lekaj ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi sa i përket energjisë në veri të vendit, ku kompania serbe “Elektroserver” nuk i ka plotësuar kushtet që i përcakton Udhërrëfyesi për Marrëveshjen për Energji.

Lekaj ka thënë se obligimet që i ka pas “Elektroserveri” sa i përket licencës që e ka marrë është dashur t’i nënshkruaj marrëveshjet e domosdoshme teknike për të operuar në tregun e Kosovës siç është marrëveshja kornizë për aderim në rregullat e tregut, marrëveshja për detyrime të balancimit me KOSTT-in dhe marrëveshjen komerciale me KEDS, lidhur me këtë marrëveshje ka ngecje dhe ende nuk ka përfunduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera