Fokus

AAK: Prokuroria të hetojë Gazmend Muhaxherin për keqpërdorim të parasë publike

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 24 December 2018

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë, po dyshon në kryetarin e komunës Gazmend Muhaxherin për keqpërdorim të parasë publike.

Kjo Aleancë ka  proceduar disa informata në Prokurorinë Themelore në Pejë, lidhur me këto dyshime, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk do ta lejojmë në asnjë formë, që të keqpërdoret paraja publike e tatimpaguesve të qytetit të Pejës, për këtë do të jemi çdo herë në shërbim të drejtësisë dhe ligjit. Ka ardhur koha që ky kryetar ta respektojë ligjin, pasi me këtë avaz komuna e Pejës do të vazhdojë të zhytet në borxhe sa që vetëm ndonjë kredi nga banka botërore ndoshta mund ta rikuperojë dëmin, të cilin është duke ia shkaktuar”, thuhet në një komunikatë për media.

-Advertisement-

AAK konsideron se mbetet në dorën e prokurorisë të fillojnë hetime dhe t’i vërtetojnë dyshimet lidhur me keqpërdorimin e parasë publike. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera