Lajme

AAK: Prishtina dhe qytetet e tjera e panë dallimin me neve në qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 15 September 2019

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, po vazhdon të mburret me ligjin për kryeqytetin, i cili u votua në qeverisjen e tyre.

Kandidati i kësaj partie për deputet, Besnik Tahiri në një shkrim në Facebooj ka thënë se pas 20 vjetësh degradim Prishtina ka nisur të marrë frymë, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo, qeverisjes Haradinaj sipas tij nuk ia pa ‘hajrin’ vetëm Prishtina, por edhe komunat e tjera.

-Advertisement-

Ai ka renditur disa prej vendimeve të rëndësishme të qeverisë. /Gazeta inFokus

Ky është postim i plotë i tij:

100% shtet, nuk do të kishte kuptim pa Prishtinën Kryeqytet.

Një proces që ishte kërkesë kushtetuese, e që po zvarritej për 10 vite, tregon më së miri dallimin në mes të atyre që kanë dijen, guximin e përkushtimin dhe të tjerëve që Prishtinën e kishin diskutim elektoral e rast për t’u ankuar.

Bëjeni vetë dallimin kur qeveria sillej me Prishtinën si padron dhe tash kur ishim partner në zhvillim. Pas 20-vitesh degradim, Prishtina ka nisur të marrë frymë. Janë një sërë ligjesh e vendimesh që kanë hapur kapitull të ri për zhvillim.

Prishtina dhe komunat kanë pasur rastin ta shohin dallimin. Tashmë, ata dhe qytetarët janë pronar të vërtetë të pasurisë për ta mundësuar zhvillimin. 20 vite pas flasin për trajtimin e ndërtimeve e legalizim, në kohën kur ky proces ka marrë drejtim.

Prishtina tashmë me status të veçantë është njëmend kryeqytet, pasqyrë e Republikës e pjesë e identitetit shtetëror.

Këto janë ndryshime lehtë të krahasueshme e që bëjnë dallimin:

– Financim shtesë vetëm për tri vite, 35 milionë euro; – Drejtoria e Policisë për Kryeqytetin; – Spitali i përgjithshëm i Kryeqytetit; – Ndërmarrjet Publike Komunale.

Marrëdhëniet mes Qeverisë Qendrore dhe Kryeqytetit:

– BERZH (Unaza e madhe e Prishtinës); – Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes; – Kthimi i pronësisë në objektin e Gërmisë; – Pallati i Rinisë dhe Sporteve; – Pagesa e borxheve nga shpronësimet; – Inicimi i procedurave për ndërtimin e Prishtinës së Re.

Pa llogaritur qindra projekte kapitale nga ministritë e linjës.

Prishtina ka më shumë prona e buxhet, për më shumë çerdhe, shkolla e parqe e sheshe; më shumë mjekë, mësues, administratë e inspektorë; më shumë ndërrmarrje e shërbime publike cilësore; më shumë hapësira për rini, kulturë e sport; më shumë tregje e prodhime vendore; më shumë përkrahje e mundësi për zhvillim rural e bujqësi. Ka plot mundësi e dinjitet si Kryeqytet.

Prishtina, e Kosova nuk kthehen mrapa në rrugën e stagnimit, tashmë është i qartë dallimi në mes inskenimit e nëpërkëmbjes dhe shtetë-ndërtimit.

100% Kosovë, ka kryeqytet me dinjitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera