AAK prezanton programin qeverisës, Haradinaj: E kemi modelin se si t’i adresojmë të gjitha sfidat
Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 18 January 2021
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka prezantuar programin qeverisës 2021-2025.
Kryetari i AAK-së, njëherësh edhe kandidat për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj në fjalës hyrse të tij para të pranishmëve tha se Aleanca… është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje të parakohshme nacionale.
Ai tha se këtë bindje i mbështesin në disa shtylla.
“Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje. Këtë bindje e mbështesim në disa shtylla; e para janë punët e mëdha që i kemi kryer në tre vjetët e fundit, e nuk është tepër me i përmend disa prej tyre si Ushtria e Kosovës, Ligji për Trepçën, Pavarësia energjetike, Ligji për kryeqytetin dhe dhjetëra punë të tjera”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se në këto zgjedhje Aleanca ka një listë të jashtëzakonshme të kandidatëve për deputetë me përgatitje të duhur e me integritet për Kuvend.
Sipas Haradinajt, programi zgjedhor i AAK-së është më i miri i mundshëm i cili ndahet në katër shtylla.
“E para është ekonomia. E kemi një plan të detajuar si të dalim nga kriza e shkaktuar nga pandemia.E kemi ideuar krijimin e Fondit të ringjalljes prej 1 miliard eurosh që është i realizueshëm e që garanton daljen nga kriza”, shto ai.
“Mandej është zhvillimi ekonomik për 4 vjetët e ardhshëm që parasheh një zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, theksoi Haradinaj gjatë shpalosjes së programit.
“Shtylla e dytë e këtij programi është “siguria dhe shteti i së drejtës” që ofron garanci për funksionimin e shtetit të sigurt e të mbrojtur dhe sundim të ligjit”, tha ai.
“Shtyllë e tretë e programit tonë janë krejt fushat sektoriale duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia, kultura e deri te sporti. Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur mangësi në menaxhimin dhe qeverisjen e krejt këtyre fushave dhe ne e kemi gjetur modelin se si t’i adresojmë këto sfida”, tha në fjalën e tij kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj.
Gjatë prezantimit të programit, ai foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Kosovë.
“Për arsye të njohura nga situata e krijuar me pandeminë, do të fokusohemi më shumë te shëndetësia. Në pjesën e shëndetësisë, programin tonë e kemi konceptuar në ndërtimin e një sistemi që do të mundësojë trajtimin e të gjithë atyre që kanë nevojë, e jo të na ikin pacientët e mjekët jashtë vendit”, tha ai.
Haradinaj shtoi se programi qeverisës i AAK-së parasheh një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Shtylla e katërt, politika e jashtme, me një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të shtetit në arenën ndërkombëtare, njohjeve të reja, antarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i marëdhënieve me aleatët strategjikë. Me programin tonë, theks të posaçëm i kemi dhënë antarësimit të Kosovës në NATO dhe integrimit në BE”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...