Lajme

AAK prezanton kandidatët për deputetë nga Prishtina: Gjatë qeverisjes punuam shumë për kryeqytetin

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 15 September 2019

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës ka bërë të dielën prezantimin e kandidatëve për deputetë, nga qyteti i Prishtinës.

Në këtë tubim, pjesëmarrës ishte edhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

Haradinaj ka thënë se që nga paslufta Kosova është udhëhequr gabimisht dhe tek me qeverinë e tij u kthye në rrugën e duhur.

-Advertisement-

“Kosova është udhëheq gabimisht që nga paslufta e tutje dhe është dashtë me e kthy në drejtimin e duhur edhe brenda vendit tonë edhe në planin ndërkombëtar. Kjo është bërë pa u thy me miqtë, por është bërë duke mbrojtë qëndrime, interesa të vendit. Ju siguroj se Kosova sot është më fort e lidhtë me miqtë e vet sesa që ka qenë ndonjëherë dhe a e dini pse, vetëm pse ne i kemi qëndru besnik interesave të vendit”, ka theksuar Haradinaj.

 

 

E në prezantimin e kandidatëve, ai tha se qeverisja e tij bëri shumë për Prishtinën.

Një prej sukseseve të mëdha, ai tha se është ligji për Prishtinën.

Burim Ramadani, Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Zoje Lleshi, Erolld Belegu, Fiknete Bejta dhe Resul Sinani janë kandidatët e AAK-së nga Prishtina për deputet. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera