AAK për 1 Majin: Kosova, vendi ku të drejtat e punëtorit shkelen në masë të madhe
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 01 May 2017
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për ditën e 1 Majit thotë se Kosova është vendi ku të drejtat e punëtorit shkelen në masë të madhe.
Sipas tyre, moszbatimi i ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, kushtet e rënda të punës, siguria në vendin e punës, siguria e shëndetit vazhdojnë të jenë ankesa e shumë punëtorëve kosovarë e ku me më fatalitet është sektori i ndërtimtarisë, e që sipas tyre në bazë të statistikave në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 61 punëtorë, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës.
“Dita ndërkombëtare e punës, Kosovën e gjenë edhe në mungesë të zbatimit të ligjit të punës dhe kontratës kolektive. Shkelja e të drejtave të punëtorit fillon qe nga momenti që punëtori punësohet. Punësimi bëhet pa kontrata të punës, me orarë të strëgjatur 10-12 orë, duke mos u kompenzuar puna jashtë orarit të punës. Punëtorit i ndërpritet marrëdhënja e punës pa paralajmrim nga punëdhënsi.
Gjithashtu të drejtat e puntorëve në Kosove shkelen edhe kur punëtorëve nuk ju paguhet as Trusti Pensional ,sigurimi shëndetësor,pushimi i lehonisë të drejta këto të granatura me ligjet në vend”, thuhet në njoftimin e tyre.
Por, sipas AAK-së, mosrespektimi dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve nuk përfundon as këtu.
“Punëtorët në vend ballafaqohen edhe me mosrespektim të pushimit javor dhe vjetor, e per më keq nga gjithë kjo që u tha më lartë qëndron sektori privat , ku përveç tjerash në këtë sektor nuk kanë as sindikata për të drejtat e punëtorëve e nuk ka as nivel angazhimi nga inspektorati i punes dhe neglizhenca e ketij inspektorati ne kryerjen e detyrave për të cilat e obligon ligji e vështirson edhe më shumë respektimin e të drejtave te punëtorve dhe në njëfar mënyre i kontribojnë shkeljes të të drejtave të punëtorve”, thuhet ndër tjerash.
Sipas tyre, shkelje tjetër e rëndë është edhe në sektorin e arsimit ku mësimëdhënësve nuk ju paguhet shujta, gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend evropian.
Po ashtu, siç thotë AAK, një tjetër çështje që duhet urgjentisht të rishqyrtohet është niveli i përcaktuar i pagës minimale, e cila është më teper si ndihmë sociale se sa pagë.
“Dëshmi për të gjitha këto që u thanë më lart ishte eksodi masiv i qytetarëve drejt azilit ekonomik për shkak të mos gjetjes se një vendi pune dhe shpresave të fikuara për përmisimin e jetesës.
Prandaj AAK, do të angazhohet që “Një Maji” në vitet që vijnë të krijojë kushte dhe infrastrukturë që punëtorët në Kosovë të festojnë dhe jo të protestojnë . Urojmë që puntorët të kenë shëndet dhe të kalojnë këtë ditë të tyre në mënyrën sa më të mirë që ata dijnë ta bëjnë në këto kushte kaq të pavolitshme për ta”, thuhet ndër tjerash.

Të tjera
-
Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së rrezikon të paralizohet, nevojitet ndihmë financiare për operimin e saj në Turqi
Nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, njëherësh drejtori i Fondacion...
-
Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfolur shumë për një dolli që e ...
-
Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe...
-
Kica: Ministrja Haxhiu po i shkel rekomandimet e Këshillit të Evropës
Doarsa Kica Xhelili, deputete në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se ...
-
Kurti për ambasadorin Berishaj: Është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia
Kryeministri Kurti ka thënë se ambasadori Martin Berishaj po sulmohet për të ...
-
A e përcjell Kurti Luiz Ejllin, kjo është përgjigja e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intevistë në RTV Dukagjini është ...
-
Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2013 n...
-
Kurti tregon pse nuk ka vizituar ish-krerët e UÇK-së: Mendoj se vizita ime nuk ndihmon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar pse nuk ka vizituar ende ish-...
-
Sqarimi “interesant” i Kurtit për raportin e DASH-it që thotë se qeveria është e korruptuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportin e Departamen...
-
Kurti i përgjigjet Abdixhikut: Puna e marë më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur një deklarate të krye...
-
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka qenë premtim i tij rr...
-
Kurti thotë se më nuk po e sheh qenin tapall te porta e QKUK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për një deklaratë të tijën t...