AAK paralajmëron protesta ndaj Qeverisë Kurti: Do të përdorim gjitha mjetet për shfuqizimin e shtrenjtimit të rrymës
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 12 February 2022
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëron kundërshtime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.
Në partinë opozitare thonë se do të përdorin edhe rrugët joinstitucionale për të shfuqizuar vendimin e ZRrE-së.
Nënkryetari i AAK-së, njëherësh deputeti, Pal Lekaj thotë për KosovaPress, se vendimin për shtrenjtimin e rrymës do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, derisa thekson se po i shikojnë mundësitë për të organizuar edhe protestë. Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje edhe për pagesën e rrymës në veri.
“Ne do të këmbëngulim që të kundërshtojmë këtë nëse qeveria nuk dakordohet, ne do të kërkojmë metoda demokratike të presionit ndaj qeverisë, duke e dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, edhe metoda të tjera jashtë institucioneve…Gjitha janë opsionale, do të shikojmë se cila mundësi do të jetë që të bëjmë presion në qeveri. Përveç këtyre që i thash institucionale është opsioni i hapur edhe për protesta… Të shfuqizohet vendimi i ZRrE-së dhe të shikohet mundësia tjetër alternative që mos të vije deri te shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne do t’i bëjmë kërkesë qeverisë që të zbatojë apo merr vendim sepse ka kaluar rezoluta që iu ka paguar serbëve në veri të Kosovës rrymën. Diku rreth 30 milionë, janë kërkuar edhe 30 milionë për këta tre muaj që do të thotë përgjithësi diku 60 milionë, plus 90 milionë subvencion që i bie se për këta tre muaj do të jetë diku 150 milionë euro”, thotë ai.
Lekaj adreson kritika edhe ndaj kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quan mashtrues.
“Vendimi i ZRrE-së ka qenë lajmi më i keq për qytetarët e Kosovës. (Vendimi) është antiligjor, antikushtetues dhe është diskriminues sepse i dallon qytetarët. Për një shtresë të qytetarëve subvencionohen ndërsa për pjesën tjetër qytetarët duhet të paguajnë për të tjerët. Sidomos është diskriminues dhe jo i barabartë me veriun e vendit me qytetarët që janë të padëgjueshme dhe në asnjë mënyrë nuk është gjetur zgjidhja që të paguajnë energjinë e shpenzuar. Prandaj, ZRrE-ja ka pruar një vendim të gabueshme dhe diskriminues për qytetarët e Kosovës…Ky vendim është në vazhdën e vendimeve të tjera që shkon në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe është vendim që ka mashtruar qytetarët. Me siguri qeveria Kurti ka menduar që gjithçka që menaxhohet shkon vetëm në favor të subjektit të tij, por nuk ka dominuar interesi i përgjithshëm i qytetarëve. Sikur që ka mashtruar dhe premtuar se do të ketë zvogëlim të energjisë elektrike, mendoj se këtë drejtim zotëri Kurti nuk e ka mbajtur premtimin dhe për mua është një mashtrim i radhës”, deklaron Lekaj.
Deputeti Lekaj i arsyeton shpenzimet dhe kompensimin e derivateve të udhëtimit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se udhëton rregullisht nga Gjakova dhe në dy muajt e fundit ka bërë 39 takime në kuadër të legjislativit.
Sipas tij, deputetët që jetojnë në Prishtinë dhe janë kompensuar duhet të hetohen nga autoritetet përkatëse.
“Unë jetoj në Gjakovë, jam banor i qytetit të Gjakovës me dokumentacion dhe udhëtoj. Mendoj se kjo që është thënë, mund t’iu them qytetarëve se 39 takime i kam pasur për dy muaj. Nuk jam ai që kam vendos dhe është vendim i Kryesisë së Kuvendit dhe nuk kam pruar fatura dhe mbush formular, vetëm e kam deklaruar vendbanimin e përhershëm…Ata që kanë gabuar është institucioni autonom është prokuroria që të hetohen gjithë ata që kanë mashtruar, por për vetën time, Pal Lekaj jeton në Gjakovë”, thotë ai.
Pavarësisht kësaj, Lekaj thotë se nuk e përkrahin vendimin për shfuqizimin e rregullores për kompensimin e derivateve të iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne nuk jemi përkrahës të atyre që bëjnë vendime ad-hoc , jemi përkrahës të ligjeve. Ne kemi edhe ligjin për paga që trajton gjitha institucionet dhe ka qëndrueshmëri më të gjatë. Këtu ne jemi për të krijuar një ligj edhe për deputetët dhe jemi që pagat të rriten në gjithë institucioneve, përveç atyre qeveritare dhe kuvendare. Mos të bëhen me vendime ad-hoc pasi nuk ka një trajtim si duhet të trajtohet”, thotë ai.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...