Lajme

AAK organizon tryezë me bashkatdhetarë, diskutojnë për prioritetet për Diasporën në programin e saj zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 25 July 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një diskutim përmbajtësor me bashkardhetarë në selinë e partisë, ku janë diskutuar prioritetet për Diasporën të cilat do të përfshihen në programin zgjedhor të saj.

Haradinaj ka thënë se në takim janë diskutuar tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë.

“Sot në selinë e Aleancës zhvilluam një diskutim përmbajtësor me bashkatdhetarë, me të cilët diskutuam për prioritetet e Aleancës për diasporën në programin zgjedhor 2025-2029. Gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë si dhe përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e kërkesave në vendet ku jetojnë, për ta forcuar edhe më tej lidhjen e tyre me atdheun”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka treguar se janë miratuar qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2029.

“U miratuan qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor të Aleancës 2025-2029, disa prej të cilave janë me sa vijon;

1. Forcimi i pozitës vendimmarrëse të diasporës në Kosovë;

2. Krijimi i lehtësirave fiskale dhe doganore, me legjislacion të ri, për investime kapitale nga diaspora;

3. Rritjen e aktiviteteve arsimore e kulturore në diasporë. Do të përpilohen programe specifike për qytete apo rajone ku ka përqendrim të madh të shqiptarëve për mësim të gjuhës shqipe, si veprime për parandalimin e asimilimit dhe harresës së gjuhës amtare.

4. Hartimi dhe miratimi sa më parë i Ligjit për Diasporën”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK gjatë tërë sezonës verore do të vazhdojë me takime e aktivitete të ndryshme me bashkatdhetarë.

“Aleanca gjatë tërë sezonës verore, do të vazhdojë me takime e aktivitetite të ndryshme me bashkatdhetarët që këto ditë i kanë dhënë hijeshi Kosovës dhe kanë sjellë një energji të re në vend”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera