Lajme

AAK, Nisma, AKR dhe PSD rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim në KKZ

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 04 September 2019

Pa përfaqësim në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) rrezikojnë të mbeten Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate (NSD), Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Partia Socialdemokrate (PSD).

Kjo për shkak se në zgjedhjet paraprake ato ishin pjesë e koalicioneve me parti të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështetur në afatet e vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), emërimi i anëtarëve të KKZ-ve fillon më 3 dhe përfundon më 4 shtator. Emërimet i bën KQZ-ja, institucion ky në të cilin ka nisur një debat rreth përfaqësimit që subjektet politike do ta kenë në këto trupa që do të krijohen në secilën komunë të Kosovës.
Burime të gazetës kanë thënë të martën se kryetarja Valdete Daka, bashkë me dy anëtarët e KQZ-së të nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe dy të tjerë të Lidhjes Demokratike (LDK), mbrojnë qëndrimin se subjektet që u përkasin komuniteteve shumicë mund të përfaqësohen në KKZ konform rezultatit të zgjedhjeve paraprake. Ndërkaq, anëtari i KQZ-së i nominuar nga PDK-ja bashkë me anëtarët nga subjektet politike të komuniteteve pakicë, këmbëngulin se ky përfaqësim duhet të zgjerohet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera