Lajme

AAK nesër organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 15 November 2022

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër me fillim nga ora 13:00, organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”. Pjesëmarrëse në këtë diskutim, do të jenë sindikatat dhe OJQ të ndryshme në vend.

Tryeza e diskutimit mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla S-1.

Qëllim i kësaj tryeze është diskutimi për Buxhetin e vitit 2023. Nga analizimi i këtij projektligji, shqetësuese për ne si Grup Parlamentar është mungesa e ndarjes buxhetore për të gjitha kategoritë e punonjësve të sektorit publik dhe mosbërjen realitet të Ligjit të Pagave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera