Lajme

AAK në Prishtinë vazhdon me zgjedhjet e brendshme, zgjedh kryesinë e re të nëndegës në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 26 April 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega e Prishtinës po vazhdon me aktivitetet në kuadër të zgjedhjeve të brendshme partiake.

Bëhet e ditur se sot në ora 17:00, pritet të zgjedhen kryesia e re e nëndegës së Veternikut dhe kryetari i kësaj nëndege. Mësohet se nga kjo nëndegë është deleguar edhe vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Këto aktivitete vijnë para Kuvendit të përgjithshëm zgjedhor të AAK-së, e cila do të mbahet më 6 qershor të këtij viti, me ç’rast do të zgjedhen organet e reja udhëheqëse.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera