AAK: Ligji i Pagave të kalojë sa më parë, Protesta e Sindikalistëve mesazh i qartë për Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus
17:44 | 08 April 2022
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, protestën e Sindikalistëve të Pavarur të Kosovës, e ka quajtur mesazh të qartë ndaj Qeverisë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë.
Andaj, AAK thotë se paga miminale duhet të përcaktohet nga qeveria sa më parë, bashkarisht edhe miratimi i Ligjit të Pagave.
“Protesta e sindikalistëve ishte mesazh i qartë për Qeverinë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë”.
“Në një situatë ku kemi ngritje enorme të çmimeve në vend dhe përkeqësim të gjendjes sociale, shumë familje me vështirësi ia dalin ta mbushin shportën elementare të konsumit”, shkroi AAK në një postim në Facebook.
“Përcaktimi i Pagës Minimale dhe miratimi i Ligjit për Paga janë çështje që duhen trajtuar me urgjencë nga kjo qeveri”, përfundon reagimi.
Protesta e Sindikalistëve
Me pankartën ku shkruan “Kryeministër, realizo kërkesat tona. Parandalo grevën e përgjithshme”, këtë të premte ka nisur protesta e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Nisja e protestës u bë nga Bibloteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, ndërsa sindikalistët të pakënaqur po kërkojnë rritjen e pagave, zbatimin e ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.
“Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999”, janë disa nga kërkesat e sindikalistëve.
Njëri nga organizatorët e protestës, Atdhe Hykolli, para mediave tha se kërkesat e tyre janë të arsyeshme e jo rënduese.
“Kërkojmë hartimin e Ligjit të Pagave pa ndonjë zvarritje, e deri ky të miratohet dëshirojmë 100 euro shtesë për të gjithë sektorin publik”, tha Hykolli.
Ndërsa në anën tjetër, Rrahman Jashari, kryetari i SBASHK-ut tha se prej datës 20 prill do të jenë në grevë nëse kërkesat e tyre hasin në veshë të shurdhër.
“Këta punëtorë të arsimit, nga 20 prilli do t’i shohësh në grevë dhe populli lë ta dijë se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe qeveria e tij”, tha Jashari.
Numri i protestuesve është relativisht i lartë. /Albanianpost.com

Të tjera
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...