Lajme

AAK: Kurti po e kërcënon gjykatën, Ramushi veç po i tregon sa ushtarë i ka pasë në Dukagjin

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 31 March 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në një konferencë për media ka folur për paralajmërimet për ri-verifikim të listave të veteranëve.

Sipas Tahirit, është joserioze dhe e padinjitetshme që Kurti të ngrisë një çështje të tillë, kur nuk e di se çka ndodhur në luftë.

“Kërcënim i Albin Kurtit ndaj gjykatës. Ramushi veç po i kallxon që nuk mund të më kallxosh sa ushtarë i kam pasë në Dukagjin, se ti ke nejt në Prishtinë’’

-Advertisement-

“Kjo është e pakuptushme, jo serioze, me ia prek dinjitetin secilit ushtar e secili njeri.’’, shtoi Tahiri.

Një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti se nuk janë 60 mijë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe paralajmërimi për pastrim të listës së veteranëve, ka rikthyer debatin mbi këtë çështje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera