Lajme

AAK kërkon që Ligji i Pagave të shkojë sa më shpjet në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 19 May 2022

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ne seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Ligji i Pagave duhet që të shkojë në Kuvend sa më shpejtë, shkruan Gazeta Infokus.

Madje ai ka thënë se nëse ky ligj nuk do të vjen në kuvend sa më shpejt do të ketë edhe greva.

“Keni nda 100 milion euro që mund të shkonin në investime kapitale. Mbi këtë bazë dëmi shkon më i madh. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të tarifave tek qytetarët?. Ligji i pagave nuk vjen në kuvend, nesër ka paralajmërim për greva. Qeveria nuk synon të rrit pagën minimale, por ta zvarrit këtë proces dhe deri më tani asnjë punëtor në sektorin privat nuk ka arrit ti marr 100 euro. Është tepër më rëndësi që sa ma shpejt ligji i pagave të vjen në Kuvend”, ka thwnw Tahiri./Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera