AAK kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 09 Prill 2023
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon nga kryeministri, Albin Kurti garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mos të ketë kompetenca ekzekutive.
Në partinë opozitare të Ramush Haradinajt i mirëpresin kushtet e vendosura për Asociacionin, por thonë se janë më hezitues ndaj deklarimeve të pushtetit, andaj konsiderojnë se duhet të merren për bazë më shumë zotimet amerikane, ku potencohet se nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet një pushtet i tretë.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se e kanë përkrahur marrëveshjen bazë me Serbinë, por shton se duhet kujdes në aneksin e zbatimit që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.
“Po kërkojmë garanci që (Asociacioni) të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet…Shpeshherë ne hezitojmë në atë çka e thonë nga pushteti, por unë shpesh herë besoj në atë se çka e thonë zyrtarët amerikanë se nuk do të lejojnë të ketë pushtet të tretë, që nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë me kompetenca ekzekutive dhe që destabilizon Kosovë, po ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thotë ajo.
Deputetja opozitare e sheh si të dobishme edhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Ajo kërkon që takimin e radhës të nivelit të lartë të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit me dhunë.
“Le të nënshkruhet ajo, pasi është mëkat për familjarët e të pagjeturve që edhe 24 vite pas luftës nuk e kanë një vend ku të vendosin një buqetë me lule për familjarët e vet. Kjo është një plagë e hapur që duhet të mbyllet, por mirë që është edhe një komision monitorues tre palësh që i monitoron zbatimin e këtyre marrëveshjeve që po arrihen. Tash nëse nuk e zbaton Kosova le të sanksionohet Kosova, por nëse nuk e zbaton Serbia të ndëshkohet ajo dhe të hiqen këto standardet e dyfishta”, potencon Kadrijaj.
Në anën tjetër, Kadrijaj rendit ato, të cilat i quan dështime të Kosovës në politikën e jashtme.
“Ne po e shohim se nuk kemi asnjë njohje të re, nuk kemi asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, cilat janë avancimet, çka ka përfituar Kosova në politikën e jashtme. Anëtarësimin as në Këshillin e Evropës nuk kemi mundur të bëjmë me gjithë këtë lobim që e kanë bërë edhe delegacioni i Kuvendit. Një performancë e mirë bazohet në rezultate dhe jo fjalë. Në fakt cili është rezultati apo perforamnca e Kosovës, pasi edhe është dobësuar subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare, qoftë me veprimet të pamatura në veri, mosdakordimin me aleatët tanë”, thekson ajo.
Ndërkaq, në dyvjetorin e punës së Qeverisë Kurti, Kadrijaj thotë se s’ka asnjë rezultat konkret, ku mund të theksohet puna e tyre.
“Në total nuk ka qenë e mirë, kisha pas dëshirë që me pas rezultate konkrete kjo qeveri, edhe pse jam opozitë. Por, puna e mirë shihet me rezultate konkrete, të cilat në fakt nuk i kemi…Ka rritje të çmimeve, tash prapë rritje të energjisë elektrike. Unë mendoj se kjo qeveri ka qenë edhe qeveri konfliktuoze, me gjitha kategoritë ka nxitur konflikt siç është rasti edhe me pagën minimale”, përfundon ajo.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë kësaj jave ka thënë se kanë pesë kritere që sipas tij, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të jetë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mes tjerash, ai ka përmendur harmonizimin me marrëveshjet e vitit 2013-2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për statutin e Asociacionit dhe një letër të ish shefes së diplomacisë së BE-së, Frederica Moghereni, ku zotohet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive./kp

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































