Lajme

AAK-ja për sụlmin teṛrọrist në Ibër-Lepenc: Situata s’u menaxhua mirë – Qeveria Kurti i anashkaloi ekspertët e fushës

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 03 December 2024

Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore në kuadër të AAK-së ka reaguar edhe një herë për sulmin terrorist në kanalin e ujit të Iber-Lepencit, të ndodhur të premten e kaluar.

Sipas këtij departamenti të AAK-së, menaxhimi teknik i kësaj situate ka lënë shumë për të dëshiruar, duke thënë se Qeveria Kurti, ekspertët e kualifikuar, të trajnuar ndër vite dhe me përvojë në menaxhimin e situatave emergjente, janë diskredituar dhe anashkaluar plotësisht.

“Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore në kuadër të AAK-së vlerëson se menaxhimi teknik i kësaj situate ka lënë shumë për të dëshiruar. Në një komunikatë të mëparshme, kemi ngritur shqetësimin për mënyrën se si Qeveria Kurti ka trajtuar ekspertët e fushave të ndryshme, duke zbatuar një “spastrim” të padrejtë në pothuajse të gjitha kompanitë publike, pa ndonjë justifikim të bazuar”.

-Advertisement-

“Ekspertët e kualifikuar, të trajnuar ndër vite dhe me përvojë në menaxhimin e situatave emergjente, janë deskridituar dhe anashkaluar plotësisht. Në shumë shtete, ekspertët trajtohen si një aset i çmuar kombëtar dhe jo si viktima të politikave ditore apo interesave personale”.

“Kjo qasje e papërgjegjshme nga ana e Qeveris dëmton rëndë kapacitetin e shtetit për të përballuar ngjarje të tilla kritike. Në një kohë kur kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike janë reale, është jetike që të mbështetemi te ekspertët tanë dhe të forcojmë institucionet në bazë të meritokracisë dhe profesionalizmit”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, AAK-ja tha se deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë, menjëherë pas sulmit se uji që kalon në kanalin e Iber-Lepencit aktualisht nuk është i pastër për pije, ishte deklaratë e pamatur, që ka shkaktuar panik dhe konfuzion të panevojshëm tek qytetarët.

“Është e njohur se uji që kalon në këtë kanal nuk është i përshtatshëm për konsum të drejtpërdrejtë dhe gjithmonë trajtohet në impiantet përkatëse, si ato në Mitrovicë, Vushtrri dhe Shkabaj në Prishtinë, përpara përdorimit për pije”.

“Për këtë arsye, konsiderojmë se para lëshimit të deklaratave të tilla, do të ishte më e udhës që të bëhej konsultim paraprak me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), si institucioni më kredibil në këtë fushë. Një deklaratë e bazuar në informacione të verifikuara dhe të lëshuara nga IKSHP do të kishte pasur më shumë besueshmëri dhe do të shmangte krijimin e pasigurisë tek qytetarët”, thuhet tutje në reagimin e kësaj partie.

Tutje, AAK-ja i kërkoi Qeverisë Kurti që në këtë periudhë, sipas tyre, sfiduese, të rritet bashkëpunimi me ekspertët e fushës dhe të përqendrohen te ndërtimi i një sistemi menaxhimi të sigurt dhe profesional për infrastrukturën kritike.

“Qytetarët duhet të informohen me saktësi dhe qetësi, duke siguruar një qasje transparente dhe të përgjegjshme. Vetëm përmes angazhimit profesional dhe bashkëpunimit institucional mund të garantohen siguria dhe mirëqenia e qytetarëve”, tha AAK-ja.

Të premten e kaluar është sulmuar me eksploziv kanali i Ibër-Lepencit me rreth 15 kilogramë eksplozivë. Për këtë sulm terrorist deri më tani janë arrestuar 10 persona, ku dy prej tyre janë dërguar në paraburgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera