Lajme

AAK-ja nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani për zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 10 December 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten”, tha Xhemaili.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera