Lajme

AAK-ja nesër mban kuvendin zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 04 June 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë, do të mbajë Kuvendin e IX Zgjedhor.

Në Kuvend do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

Kuvendi mbahet të dielën, me 5 qershor në hapësirat e Hotel Venus (magjistralja Prishtinë – Lipjan), duke filluar nga ora 10:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera