Lajme

AAK-ja lëshoi sallën për zgjedhjen e kryesuesit, ky është komenti epik i Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 05 January 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar largimin nga seanca të asmablistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Komunal ku ka filluar seanca për zgjedhjen e kryesuesit.

Ai ka thënë se nuk e di pse asamblistët e kësaj partie vepruan kështu e komenti i tij ishte ndoshta sepse është hera e parë por do të mësohen.

“Ndoshta sepse ishte hera e parë nuk e di as unë se kuptova pse e lëshuan sallën, po mësohen besoj. Unë i kam ofruar bashkëpunim të gjithëve dhe ka një energji të mirë për të zgjedhur kryesuesin, ka thënë shkurt Rama.

-Advertisement-

E megjithatë kuvendi ka shkuar në pauzë 15 minuta derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk pati ndonjë emër apo kandidat për pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera