AAK-ja e shqetësuar për pasojat nga vendimi për dinarin: Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja
Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 11 February 2024
Paralajmërimet e faktorit ndërkombëtar për pasoja për Kosovën për shkak të vendimit që heq dinarin nga përdorimi përmes rregullores së BQK-së, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë shqetësuese. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Time Kadrijaj thotë se Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja derisa ende vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo kritikon qeverinë për moskoordinim me partitë opozitare si dhe me aletatë nëdërkombëtarë për vendime që janë të ndjeshme siç është ai për dinarin, teksa flet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe zgjedhjet e reja në vend.
“Duke dëgjuar dhe duke pasur takime me aleatët tanë po thuhet se Kosova mundet me pas sanksione të reja, sesa që i ka. Sa është Kosova është në gjendje t’i përballojë këto sanksione? Vërtet këto janë të ndikueshme, pasi derisa jemi nën sanksione, Kosova ka humbur miliona euro dhe përkrahje nga fondet e BE-së. Tash nëse rëndohet me sanksione të reja, nuk e di se kah po shkon”, thekson Kadrijaj.
Sipa deputetës, Kadrijaj në çështjet që janë në interes për vendin, kryeministri Kurti duhet të koordinohet edhe me opozitën dhe aletatët ndërkombëtarë.
“Kurti duhet me pas një qasje të lidershipit dhe në situata të tilla të cilat janë të ndejshme dhe që janë në interes të Kosovës është dashur të ketë një pajtim edhe me liderët e partive opozitare dhe partive politike në nivel vendi, por njëkohësisht edhe me aleatët tanë”, shton ajo.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, deputetja Kadrijaj thotë se kryeministri Kurti ndonëse vazhdimisht e ka kundërshtuar atë sa ishte në opozitë, tani në pushtet ka pranuar një draft me kompetenca ekzkutive.
“Kurti e ka pranuar marrëveshjen, e ka pranuar edhe draftin e Asociacionit, duke ditur se e ka kundërshtuar Asociacionit, duke thënë se në momentin që do të vjen në qeveri, asnjë marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel do t’i zhbëjë ato. Ka premtuar se nuk do të merret me dialog, nuk do të shkojë në tavolinën e diskutimeve dhe në bazë të gjitha atyre premtimeve që ka ardhur në pushtet i ka thyer ato. Tek çështja e draftit të Asociacionit, ai është një prej drafteve më të këqija prej të gjitha drafteve të tjera. Edhe ShBA-ja ka insistuar që të hartohet një draft i Asociacionit nga pala kosovare dhe që do të kishte qenë e ndërlidhur me Kushtetutën e Kosovës, kurse tash kemi një draft që nuk është i mirë për Kosovën dhe që ofron një pushtet të tretë dhe që ka kompetenca ekzekutive. Të gjitha këto veprime Kurti i bënë që t’i qet nën hije pranimin e Asociacionit”, thotë ajo.
Sipas saj, me gjithë këto veprime të qeverisë vendi ka nevojë për zgjedhje të reja por thekson se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e qeverisë. Shton se vetë kryeministri Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje për shkak të mosgatishmërisë për të zbatuar Asociacionin dhe obligimet e tjera të marra në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Ne kemi insistuar se sa më shpejtë që kjo qeveri shkon në shtëpi është më mirë për Kosovën. Mirëpo ju e dini se opozita nuk i ka 61 vota dhe është Kurti që mundet me dërgu vendin në zgjedhje. Duke parë këtë trysni tash dhe duke parë atë që po kundërshtohet pranimi i të gjitha marrëveshjeve pa kushte dhe pranimi i draftit të Asociacionit, Kurti do të tentojë që para se me fillu me zbatu këto marrëveshje me dërgu vendin në zgjedhje”, përfundon ajo.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























