Lajme

AAK-ja e shpalos programin për zgjedhjet e 9 shkurtit me moton “Për një Kosovë ndryshe”

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 25 September 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se programi i rij për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit të vitit 2025, do të ketë moton “Për një Kosovë ndryshe”.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se ky program është rezultat i një pune dyvjeçare.

“Rezultat i mbi 20 tryezave tematike-sektoriale, dhjetëra takimeve e konsultimeve të organizuara nga Aleanca e partnerët e ku kanë marrë pjesë qindra ekspertë të profileve e fushave të ndryshme, të ekonomisë e financave, arsimit e shëndetësisë, çështjeve sociale e kategorive të lirisë, sigurisë, politikës së jashtme e diplomacisë, energjisë, kulturës, ambientit, rinisë”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

I pari i AAK-së tha se programi i tyre bazohet në katër shtylla kryesore: “Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm Ekonomik, përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE, si dhe Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”.

“Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë. Dhe vizoni ynë i shprehur në këtë Program për ta patur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar”, ka pohuar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera