AAK-ja e merr seriozisht punën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Tahiri: Do të jetë i suksesshëm
Autori: Gazeta inFokus
18:08 | 01 Qershor 2023
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se AAK-ja ka hartuar përmbajtjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, duke përmendur si shkas “dëmtimin e sovranitetit” dhe “prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në”.
Tahiri tha se i ka njoftuar paraprakisht dhe njëkohësisht ka biseduar sot me grupet parlamentare, për të ndarë draftin final të mocionit për mosbesim.
“Aleanca, përgjatë këtyre dy viteve ka pasur qëndrim politik shtetëror, aty ku kemi mendu se duhet me iu dhënë mbështetja Qeverisë, atë e kem bërë pa kurrfarë kalkulimi, sikur rreth marrëveshjes, sikur rreth referendumit, sikur rreth votimeve të disa ligjeve, të cilat ne kemi menduar se janë mirë. Në të njëjtën kohë, ne kemi qenë shumë decidivë aty ku kemi menduar se ka qenë gabim, ne jemi ata që i kemi thënë ‘mos u merr me targat, për shkak se nuk do të mund t’i zbatosh’, të vetmit në parlament i kemi thënë ‘mos organizo zgjedhje sepse do të krijojmë krizë’, dhe kryeministri Kurti e ka marrë rrugën, rrugë e cila e ka çu Kosovën në qorrsokak, e ka çu Kosovën në goditjen më të madhe që e ka marrë në 20 vitet e fundit, në raport me sovranitetin e Kosovës. Sovranitet mundet me pas vetëm në oborrin e komunës, askund tjetër nuk ka sovranitet, sovraniteti në fakt është sfidu nga kriminelë dhe njëkohësisht është mbrojtur nga rezoluta 1244, përmes KFOR-it”, tha Tahiri për Reporteri.net
Tahiri tha se ‘prishja’ e marrëdhënieve dhe sanksionimi nga SHBA-të është e papranueshme.
“Për këtë, ky kryeministër duhet të shkojë, dhe ky mocion do të jetë i suksesshëm”, u shpreh ai për Reporteri.net.
Shefi i grupit të AAK-së tha se arsyeja e parë e mocionit është ‘dëmtimi i sovranitetit’ të vendit tonë.
“E ka dëmtuar sovranitetin në esencë. Policët tanë janë vënë në situatën më të rëndë, duke mbrojtur oborrin e një komune.
I pyetur nga Reporteri.net nëse beson se do të mblidhen nënshkrimet e duhura për inicimin e mocionit, Tahiri tha: “Ky mocion do të jetë i suksesshëm”.
Megjithatë, Tahiri tha se sot ka pasur takim me Arben Gashin dhe Shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Abelard Tahirin, në orën 13:30.
“Unë e kam mirëmbajtjen, ata nuk janë kundër, njëherë duan ta shohin përmbajtjen”.
Sa i përket një takimi të mundshëm të Kurtit me partitë opozitare në lidhje me situatën në veri, Tahiri tha se një ftesë të tillë nuk ka pasur.
“Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka qenë më bosh, thuajse nuk po ndodhë asgjë 40 kilometra larg Prishtinës”.
Ai po ashtu tha se nesër do të flitet edhe për mocionin në seancën e veçantë, ku do të flitet për situatën në veri.
Ditën e djeshme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me anë të një konference për media ka njoftuar se do të inicioj mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas ndëshkimeve të ShBA-së ndaj Kosovës.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































