Lajme

AAK-ja: Çmimet tavan e dëmtojnë rëndë ekonominë e tregut

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 20 October 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se AAK në shqyrtim të parë të Projektligjit për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale, do të votojë kundër.

Ai tha se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe e dëmton tregun e lirë.

“Këtë projektligj në shqyrtim të pare nuk do ta përkrahim, është i nevojshëm plotësim ndryshimi i tij. Kërkojme ndryshime rrënjësore në amandamentet e caktuara. Do ta përkrahim vetëm kur bëhen ndryshime substanciale ku ndihmohen qytetarët, dhe në anën tjetër nuk dëmtohen bizneset, pra nuk dëmtohet ekonomia e lirë e tregut. Ne do të votojme kundër, dhe ministrja nuk na ka bind që ky ligj shkon në favor të lehtësimit të qytetarëve, por e dëmton rëndë tregun”, tha deputeti i AAK-së.

-Advertisement-

Ndryshe ai shtoi se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe e dëmton tregun e lirë.

“Ajo që në fillim dua ta theksoj është që ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe e dëmton tregun e lirë. Sa i përket këtij projektligji ka nevojë për ndryshime substanciale, që të jetë në interes të qytetarëve dhe e përshtatshme për bizneset dhe kompanitë operuse. Ky projktligj dëmton interesat dhe funksionimin e rregullt të të gjitha firmave prodhuese. Nenet dhe amandamentet e caktuara dëmtojnë ekonominë e lirë të tregut, e kjo dëmton edhe elementet e demokracisë në vendin tonë. Si AAK kemi kërkuar jemi për largimin e TVSH për produktet bazë sesa për këtë projektligj”, tha  Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera