Lajme

AAK i drejtohet Arben Vitisë: Dilni nga interesat politike!

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 26 August 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të dalin nga “gëzhoja e interesave politike sepse situata me pandeminë është shumë serioze”.

Sipas AAK-së, Qeveria duhet t’i angazhojë të gjithë potencialet nacionale në luftën kundër pandemisë, njofton Klan Kosova.

Partia e Ramush Haradinajt ka kërkuar gjithashtu nga qeveritarët që të vizitojnë edhe spitalet për të parë gjendjen e të infektuarve me COVID-19.

-Advertisement-

“Ministër Vitia, Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike! Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje! Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë. Veproni e mos bëni sehir!”, thuhet në komunikatën e AAK. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera