Lajme

AAK gati për zgjedhje: Është urgjencë kombëtare ta ndalim degradimin e mëtejmë të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 01 August 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë në të cilën është diskutuar për përgatitjet rreth zgjedhjeve nacionale dhe për programin qeverisës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Në takim me Kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës temë kyçe diskutimi ishin përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Aleanca tanimë veç ka filluar me organizimin sa më adekuat për zgjedhjet që na presin brenda pak muajsh. Ne veç se kemi krijuar shtabin qendror zgjedhor të cilin e udhëheq Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ndërkaq jemi në fazën e krijimit të shtabeve zgjedhore. Me kolegët e kryesisë diskutuam edhe për Programin Zgjedhor me të cilin Aleanca dhe partnerët e saj në koalicon do të garojë në zgjedhje. Grupi ekspertëve të Aleancës ka zhvilluar disa takime tematike ku kanë identifikuar disa nga prioritetet që do të përfshihen në Programin zgjedhor 2025-2029 e të cilat do të harmonizohen edhe me partnerët në koalicion”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka shtuar se është urgjencë kombëtare ta ndalim degradimin e mëtejmë të shtetit, dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ekonomike dhe kapjen e institucioneve të vendit./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera